Ambulanca përplaset me makinën/ Plagoset një person, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në mjetin e vogël. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet. Ndërkohë, pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×