Befason trajneri i Trabzonspor, aktivizon Muçin në Europa League, Pajaziti “skuqet” ndaj Rakow (VIDEO)

Askush nuk e priste në fushë, por trajneri Teke befasoi jo pak duke aktivizuar Ernest Muçin në takimin kundër Ferencvaros, i vlefshëm për fazën “play-off” në Europa League. Mediat turke shkruanin se Muçi do të kishte minuta vetëm në fundjavë, pas dëmtimit të pësuar në kofshë, por në minutën e 64-ët, pasi rezultati ishte 0-1 për miqtë, trajneri i Trabzonspor aktivizoi sulmuesin kuqezi.

Muçi ishte menjëherë protagonist, por pa mund të shmang humbjen në sfidën e parë. Për 90-minuta në fushë ishte dhe blerja e bujshme Trabzonspor, Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian kishte disa raste të pastra për gol, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Protagonist në fazën “play-off” të Conference League ishte mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti. Në takimin kundër Rakow, Pajaziti u ndëshkua drejtpërdrejtë me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij Hajduk Split me 10-të lojtarë pas minutës së 55-të.

Sfida e parë përfundoi në barazim 2-2.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×