
Situata e zjarreve në Pukë vijon të jetë problematike, veçanërisht në lagjen Pepaj, ku flakët janë afruar pranë banesave.
Nënkryetari i Bashkisë Pukë, Ferit Ringaj, ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit janë djegur katër banesa, ndërsa banorët e zonave të rrezikuara janë evakuuar për të shmangur çdo rrezik për jetën.
Sipas Ringajt, në operacion janë angazhuar edhe zjarrfikës nga bashkitë e tjera, të cilët po ndihmojnë në përballimin e situatës dhe në përpjekjet për izolimin e vatrave të zjarrit.
Ndërhyrja po mbështetet edhe nga ajri. Një helikopter i Forcave të Armatosura po merr pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve, ndërsa ekipet në terren vijojnë punën për frenimin e përhapjes së zjarrit.
“Situata paraqitet problematike. Nga ekipet tona të shpëtimit po bëhen të gjithë përpjekjet. Trupa të ushtrisë, të gjitha kapacitetet që ka mundësi të angazhojë, bashkia Pukë. Kemi aktualisht 4 shtëpi banimi që janë djegur. Bashkia ka marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve dhe akomodimin e tyre në ambiente që bashkia ka caktuar”, tha ai.
and then