
Më në fund, makthi për Medon Berishën merr fund. Mesfushori kuqezi është jashtë fushe që nga muaji mars për shkak të një dëmtimi në tendinë që e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale. Klubi i Leeces me anë të një reagimi për mediat saktësoi se Berisha ka kompletuar plotësisht fazën e rikuperimit dhe testet e fundit fizike vërtetuan se është gati të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.
Pavarësisht këtij fakti, mjekët e klubit nuk dëshirojnë të rrezikojnë teksa kanë autorizuar një rikthim gradual në stërvitje duke nisur nga java e ardhshme.
Ky është një lajm pozitiv edhe për ekipin tonë Kombëtar pasi Medon Berisha shihet si e ardhmja e mesfushës kuqezi.
and then