Operacioni “Last Gun” në Tiranë / Qarkullonte i armatosur, kapet 32-vjeçari, i sekuestrohen pistoleta dhe 15 mijë euro

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në kryeqytet kanë finalizuar operacionin e koduar “Last Gun”, duke vënë në pranga një 32-vjeçar të kapur në flagrancë me armë zjarri pa leje dhe një sasi të konsiderueshme parash.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur, shërbimet e policisë ndaluan në rrugën “Çollakët” automjetin tip “Citroen DS3”, me të cilin udhëtonte shtetasi R. V., 32 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar brenda mjetit, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë së bashku me municion luftarak.

Përveç armës së zjarrit, policia sekuestroi automjetin, dy aparate celularë si dhe shumën prej 15 800 eurosh. I riu u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×