Grabiti një shumë parash nga kasa e një marketi/ Arratiset autori, policia nis kërkimet

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17 në Durrës, një person ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, pas veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për shtetasin F. S., rreth 26 vjeç. Policia vijon kontrollet në zonë me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sqarimin e përgjegjësisë së personit të dyshuar.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17, një shtetas ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. S., rreth 26 vjeç, ku vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×