City “pa frena” në merkato, “Citizens” firmosin me talentin brazilian të Palmeiras

Manchester City vazhdon të investojë për të ardhmen. Klubi anglez ka arritur marrëveshje me Palmeiras për transferimin e talentit brazilian Allan Elias. Operacioni kap vlerën e 40 milionë eurove, nga të cilat 37.5 milionë janë shumë fikse, ndërsa pjesa tjetër parashikohet në formën e bonuseve.

Allan, 22 vjeç, është një lojtar ofensiv dhe shumëfunksional, që është afirmuar te Palmeiras. Për të kishte interes edhe nga klube të tjera të Premier League-s, por Manchester City ka arritur të mbyllë marrëveshjen me klubin brazilian.

Pas 96 ndeshjeve, 9 golave dhe 12 asistimeve me Palmeiras, Allan tashmë pritet të nisë aventurën e tij në Angli. Një tjetër investim i Manchester Cityt në një talent të ri, në kuadër të projektit për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×