I kërkuar nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës! Përdorte identitet të rremë, arrestohet në Londër Korado Gështënja

Një i kërkuar nga drejtësia shqiptare për ngjarje të rënda kriminale është prangosur nga autoritetet britanike me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Korado Gështënja, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është lokalizuar dhe arrestuar në Londër. Sipas të dhënave të para, Gështënja fshihej prej kohësh në Angli duke përdorur një identitet të rremë për t’i shpëtuar gjurmimit dhe arrestimit nga policia.

Gështënja dyshohet nga SPAK si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, një nga ngjarjet më të bujshme të krimit të organizuar në vend. Pas arrestimit nga policia britanike, ndaj tij kanë nisur menjëherë procedurat gjyqësore në Londër për të mundësuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura nga drejtësia e re.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×