Volejboll/ Set për rekord botëror, Gjermani-Itali 66-64 pas 1 ore e gjysmë lojë

Një set volejbolli  hyn direkt në analet e historisë së volejbollit botëror me shifrat e tij për rekord. Në ndeshjen mes Italisë dhe Gjermanisë, e vlefshme për FIPAV Cup Men Elite, u regjistrua një rekord botëror, duke hyrë në albumin e rekordeve për setin më të gjatë në histori.

Gjermanët e mbyllën këtë set 66-64, pas një ore e gjysmë loje. Thyhet kështu rekordi i mëparshëm, që i takonte ndeshjes së Volley Nations League mes Argjentinës dhe Polonisë, e zhvilluar më 28 qershor 2026. Në atë ndeshje një nga setet u mbyll 50-48, pas 62 minutash lojë.

Për dy skuadrat ky ishte një test në prag të Europianit të volejbollit, teksa kombëtarja italine debuton më 10 shtator në Napoli, ku do të përballet me Suedinë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×