Tallje me Mladic/ Pamje të pazakonta në Serbi, tifozët e Novi Pazarit mbushin fushën me pampersa

Një skenë e pazakontë është parë në ndeshjen mes Novi Pazarit dhe Maçvës në kampionatin serb të futbollit.

Tifozët boshnjakë të Novi Pazar kanë hedhur një numër të madh pampersash në fushën e lojës, ndërsa nga tribunat janë dëgjuar thirrje kundër Ratko Mladiçit, ish-komandantit serb të dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

Sipas mediave boshnjake, protesta lidhet me raportimet se Mladiçi kishte përdorur pampersa gjatë qëndrimit në burgun e Hagës. Mladiçi, i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje, vdiq para disa ditësh.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×