
Anis Mehmeti thotë jo. Sulmuesi kuqezi i Ipswich nuk dëshiron të kalojë në radhët e ekipit të Championship, Wrexham.
Lajmi është dhënë nga gazetari, Ben Jacobs. “Për momentin, Anis Mehmeti nuk ka dashur të luajë në Championship. Mehmeti ka refuzuar gjithashtu Ërexhamin, pasi ata kishin arritur marrëveshjen me Ipswich Town”, ka raportuar Jacobs.
Mehmeti synon një klub, i cili luan në elitën e futbollit anglez, në Premier League. Në sezonin e fundit me Ipswich, Mehmeti realizoi 2 gola dhe dhuroi një asist.
and then