LIVE/ Shqipëria dyfishon shifrat, kuqezinjtë shtrojnë “rrugën” drejt fitores VIDEO)

Bjellorusia 0-2 Shqipëria

Janë zbardhur formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Trajnerët kanë përcaktuar 11 futbollistët që do të zbresin nga minuta e parë, në takimin që mbahet në Budapest.

Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të mbyllë me sukses këtë edicion dhe të sigurojë vendin e parë në grup, ndërsa për këtë objektiv i mjafton edhe një barazim.

Kuqezinjtë vuajnë mungesën e sulmuesit Ernest Muçi, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës. Sfida arbitrohet nga kroati Igor Pajac.

FORMACIONET ZYRTARE

Bjellorusia: Lapoukhov, Begunov, Volkov, Gomanov, Pechenin, Selyava, Ebong, Lukashov, Kontsevoi, Shumanski, Barkovski.

Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Hysaj, Shehu, Asllani, Pilo; Hoxha, Laçi, Manaj.

Minutë pas minute: 

57- Gool. Shqipëria dyfishon me Hysaj, pas një goditje pa shumë pretendime.

54- Faull për bjellorusët. Tjetër mundësi.Pret Berisha, por gjithsesi offside.

52- Shumanski nga goditja dënimit, nuk kordinohet si duhet.

45- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

28- Gool. Shqipëria realizon me Manaj, sulmuesi kuqezi nuk fal. Pavarësisht protestave, goli qëndron!

 

 

 

16- Asllani provon nga distanca. Kuqezinjtë mbeten “kërcënues”.

11- Shtyllë e Bjellorusisë, jemi me fat.

 

 

2- Qazim Laçi nuk realizon nga fare pranë. Mundësi ideale.

1- Nis ndeshja.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×