
Roma “tremb” Inter, me kryeqytetasit që dhuruan një tjetër shfaqe fantastike, këtë herë duke “çmontuar” Leccen me rezultatin e thellë 4-0. Ndryshe nga çdo vit, këtë herë vetëm prezenca në Champions i rri ngushtë tifozëve verdhekuq të cilët ëndërrojnë për gjëra të mëdha, me këtë grup dhe me një super Malen ëndërrojnë pse jo titullin në Serie A.
“Bomberi” holandez gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 4-ët, ndërsa në të 23-tën me një prekje plot klas dyfishoi shifrat. Ky ishte goli i tij i 5-të në dy sfida e parë duke marrë i vetëm kreun e listës së golashënuesve më të mirë në Itali. Roma nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe dy minuta më vonë ishte Soule që realizoi golin e tretë duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë. Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, ishte thjeshtë në një ndeshje me një drejtim, ndërsa në minutën e 65-të Rodrigo Mora realizoi golin e tij të parë me fanellën e Romës duke kompletuar “pokerin” verdhekuq.
Me 6 pikë të plota, 8 gola të shënuar dhe 0 të pësuar, ekipi i Gasperinit është thjesht perfekt, fakt që kënaq edhe trajnerin e Romës:
“Jemi mirë, po rikuperojmë edhe lojtarët që ishin të angazhuar në Botëror. Mezi po pres që të mbyllet edhe merkato që të flasim vetëm për futboll. Ky është një grup i shkëlqyer, me lojtarë fantastik edhe në nivelin moral që janë shumë të lidhur me Romën dhe luajnë me pasion”, u shpreh Gasperini.
and then