Njoftoi tërheqjen nga ekipi përfaqësues, Argjentina nderon Messi-n

Leo Messi, për pjesën më të madhe të opinionit botëror, konsiderohet si futbollisti më i madh i të gjithë kohërave. “Pleshti” ka një lidhje të veçantë mbi të gjitha me vendin e tij, Argjentinën, aty ku konsiderohet si një idhull. Pasi njoftoi tërheqjen e tij nga ekipi përfaqësues, Federata Argjentinase e Futbollit, ka vendosur të nderojë Messi-n, lojtari i cili i dhuroi vendit të tij një Kupë Bote në vitin 2022.

Në 21 vite me fanellën e Argjentinës, Messi numëron 207 ndeshje dhe 125 gola. Federata Argjentinase njoftoi se këtë javë, të gjitha ndeshjet, në çdo nivel, jo vetëm futboll, por edhe futsal dhe beach soccer, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, do të ndalen në minutën e 10-të për 60 sekonda, për të nderuar legjendën e futbollit argjentinas.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×