Frikë për Kompany, trajneri kolapsohet në stërvitje, shtrohet më urgjencë në spital, mediat zbulojnë prapaskenat

Nuk ka qetësi në shtëpinë e Bayern Munich. Pas dramës që pësuan me Musiala-n, i radhës që kolapsohet është Vincent Kompany. Trajneri belg, gjatë kohës që po ndiqte ekipin U-23, u kolapsua në tokë duke sjell panik tek stafi i Bayern. Pranë tij, për fat të mirë ishte i pranishëm edhe mjeku i ekipit që i dha ndihmën e parë. Më pas në qendrën stërvitore të klubit zbarkoi një helikopter mjekësor që bëri transportimin e tij në spital. Lajmi i bërë publik fillimisht nga Sport Bild u konfirmua më pas edhe nga klubi i Bayern me anë të një reagimi në faqen zyrtare:

“Vincent Kompany është nën kujdesin mjekësor, por merr kurat e duhura pas një shqetësimi që shfaqi gjatë stërvitjes me ekipin e dytë. Kompany është i shtruar në spital dhe po i nënshtrohet vizitave më të detajuara. Deri në një njoftim të dytë, stafi i tij teknik do të kujdeset për planin stërvitor dhe për takimet e radhës”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Bayern Munuch.

Në sfidën e së shtunës përballë Leipzig, një javë më parë, Kompany qëndroi gjatë gjithë kohës në stol pasi vuante nga një infeksion viral dhe një problem në ije që e pengonte të ecte. Në vigjilje të sfidës kundër Arsenal në Champions, Kompany nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore dhe në konferencën zyrtare për shtyp. Ndryshe nga se pritej, Kompany qëndroi në këmbë gjatë gjithë ndeshjes kundër Arsenal, por mediat kanë zbuluar se gjatë pushimit të pjesës së parë, u shtri në një divan.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×