Detaje nga mashtrimi me 100 mijë euro/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Një operacion me arrestimin e dy të rinjve është finalizuar gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se personi që u është kërkuar shuma prej 100 mijë eurosh është Armamd Duka. Ndërsa dy të arrestuarit janë prezantuar në aplikacionin Sinjal si Taulant Balla. Fillimisht shuma është kërkuar në kriptomonedha, por më pas është dakortësuar që të dorëzohej në euro.

Të njëjtat burime sqarojnë se dorëzimi i parave është bërë nga agjentë të infiltruar dhe arrestimi ka qenë në flagrancë. Ndërsa dorëzimi është bërë në Elbasan ku jetonin dy të arrestuarit, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Denoncimi në polici është bërë nga vetë Duka, i cili ka dyshuar se kishte rënë pre e mashtrimit. Mesazhi i mbërritur në celularin e tij nga dy të arrestuarit thuhej se duke u prezantuar si Taulant Balla, Duka duhet të dërgonte shumën e parave tek adresa që ia kishin dhënë dy të rinjë, duke u hequr si të njohur të Ballës.

Pas arrestimit, ata nuk kanë pranuar të japin deklarime të hollësishme për policinë se kush fshihet pas tyre, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Florian Gjergjin.

Ndërkohë, gjatë komunikimit Duka i ka thënë që “lidhuni me djalin tim, sepse nuk marr vesh nga këto gjëra për kriptomonedha”.

Në telefon dy të arrestuarve i ka dalë një nga agjentët e policisë duke u prezantuar si djali i Dukës. Agjenti i infiltruar u ka thënë dy autorëve se nuk i ka paratë në kriptovalutë, por do ia sjellë cash. Në momentin që do dorëzoheshin paratë, janë bërë arrestimet.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×