“Shkoi te Erjon Alibej dhe…”/ I penduari i drejtësisë humbet kontrollin! Nuredin Dumani godet me kovë uji efektivin e Policisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve

Një incident është regjistruar më 5 gusht mes të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, dhe një prej efektivëve të Policisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur efektivi Rexhep Sina ka shkuar pranë të penduarit tjetër të drejtësisë, Erjon Alibej. Prania e efektivit pranë Alibej dyshohet se ka nervozuar Dumanin, i cili më pas i ka hedhur kovën me ujë efektivit Sina, duke e goditur.

Pas incidentit, Rexhep Sina ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar nisjen e procedurave për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ngjarja tashmë është në vëmendjen e autoriteteve, të cilat pritet të verifikojnë rrethanat dhe dinamikën e plotë të incidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×