Pamje apokaliptike nga Himara! Digjen 7 banesa, në luftë me flakët ushtria, Emergjencat dhe zjarrfikësit. Aktivizohen edhe helikopterë

Situata paraqitet alarmante në Himarë, ku flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrat pranë zonave të banuara, duke rrezikuar banesat dhe hotelet. Përhapja e shpejtë e flakëve, e favorizuar edhe nga era, ka rënduar ndjeshëm situatën gjatë orëve të natës.

Vatra e zjarrit në zonën e “1 Majit” vijon të jetë aktive. Gjatë natës, flakët kanë përfshirë banesa, ndërsa raportohet se gjithsej 7 banesa janë djegur nga zjarri.

Për shkak të rrezikut të përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara, ka nisur edhe evakuimi i banorëve, por edhe i turistëve që ndodhen në hotelet e zonës.

Gjatë natës ndërhyrja me helikopterë nuk ka qenë e mundur për shkak të errësirës, ndërsa me zbardhjen e ditës ka nisur ndërhyrja nga ajri. Helikopterët po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të ndihmuar forcat në terren.

Në terren vijojnë të jenë forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe ekipet e emergjencave, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave.

Në ndihmë të forcave vendase janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga bashkitë fqinje, ndërsa operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit, erës dhe intensitetit të flakëve.

Frika më e madhe mbetet përhapja e zjarrit drejt zonave të banuara. Banorët kanë kërkuar ndihmë, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën.

Ndërkohë, vatra zjarri janë raportuar edhe në disa fshatra të Fierit, ku ka nisur ndërhyrja me helikopterë për të frenuar përhapjen e flakëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×