Messi, njeri assist, në MLS shkëlqen edhe Lewandowski (VIDEO)

Chicago Fire-Inter Miami ishte një sfidë e veçantë në MLS, kjo pasi përballë ishin dy legjenda si Leo Messi dhe Robert Lewandowski. Dy ish futbollistët e Barçës ishin protagonistë absolut, me polakun që realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 10-të duke i dhuruar avantazhin ekipin të tij.

Me fillimin e pjesës së dytë, Inter Miami reagoi, me Leo Messin që dhuroi një assist për Casemiro-n, me këtë të fundit që nuk shpërdoroi duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Për Messin ky ishte assisti i 423 në karrierë, një rekord absolut ky i “pleshtit” argjentinas, askush nuk ka bërë më mirë se Leo Messi në këtë aspekt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×