Ngjarje tragjike në Kurbin! Babai përplas për vdekje vajzën e mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën në rrethana aksidentale.

Sipas policisë, babai i saj, 45-vjeçari me inicialet B. A., ishte duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës. Gjatë manovrimit, mjeti ka goditur aksidentalisht të miturën, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pavarësisht përpjekjeve, 3-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi i policisë

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×