
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Trojas, Belsh, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi K. Z., elektricist pranë OSHEE-së, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.
Si pasojë e goditjes elektrike, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.
and then