EMRAT/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko, dyshohet për falsifikim dokumentesh pronësie në zonën e Semanit

Ish-kreu i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi për falsifikim të dyshuar të dokumenteve të pronësisë në zonën e Semanit.

Sipas të dhënave paraprake, Shehu dhe Hasko kanë qenë prej disa muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Hetimet lidhen me dyshime për falsifikim dokumentesh që kanë të bëjnë me pronat në Seman. Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×