Presidenti brazilian mesazh Ancelottit: Jepu më shumë hapësirë lojtarëve që luajnë në vendin tonë

Carlo Ancelotti ka marrë një mesazh të drejtpërdrejtë nga presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva. Gjatë një interviste në Brasília, Lula i sugjeroi teknikut italian që të mos anashkalojë futbollistët që luajnë në Brazil dhe t’u krijojë më shumë hapësira në kombëtare.

‘Ditë të kaluara i dhashë një këshillë Ancelottit dhe tani ai ka marrë disa futbollistë që luajnë në kampionatin brazilian për ndeshjet miqësore me Australinë; është një shenjë e mirë-tha Lula-po të isha në vendin e tij do të zgjidhja 22 më të mirët e çdo roli në kampionatin brazilian dhe do t’i merrja në kombëtare për ndeshjet e radhës në datat e FIFA’.

Grumbullohen vetëm futbollistë që luajnë përtej oqeanit, edhe ata që luajnë në skuadra të divizioneve të dyta. Ka nga ata që në Evropë rrinë në stol, por që gjithsesi merren në kombëtare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×