Sherri me thika u ku plagosën dy vëllezër, tre të arrestuar në Sarandë

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve, ndërsa Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar për ngjarjen. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1 në Sarandë. Sipas Policisë, tre të rinjtë janë konfliktuar me dy vëllezër, dyshohet për motive të dobëta.

Gjatë përplasjes, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe kanë mbetur të plagosur. Të dy vëllezërit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, efektivët kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, të tre banues në Sarandë. Sipas Policisë, tre të rinjtë dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë konfliktit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×