
Një 35-vjeçar është dëmtuar gjatë punës në banesën e tij në Fier, teksa po krasiste degët e një peme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, ku 35-vjeçari Andi Sako, sipas burimeve paraprake, ka qenë duke punuar në një lartësi prej rreth 6 metrash, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.
Pas incidentit, familjarët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar me mjet privat drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtim mjekësor.
Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta, ndërsa aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.
and then