Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Stuttgart

Borussia Dortmund ka triumfuar 0-1 në transfertën ndaj Stuttgartit, në një ndeshje të luftuar deri në fund. Skuadra verdhezi gjeti golin e fitores me Maximilian Beier, i cili u tregua vendimtar për ekipin e tij.

Stuttgarti kërkoi golin e barazimit dhe pati përpjekjet e tij, por mbrojtja e Dortmundit arriti të ruajë avantazhin deri në vërshëllimën finale.

Me këtë sukses, ekipi i Kovac largohet nga fusha e Stuttgartit me tri pikë të rëndësishme dhe shkon në kuotën e 12 të tillave, në krye të Bundesligës. Në krahun tjetër, të besuarit e Sebastian Hoeness kanë 3 pikë deri më tani.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×