Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan.

Mësohet se në automjet udhëtonte një familje nga Kukësi, nënë e bir. Të dy kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ndërsa për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore janë nisur drejt Tiranës me autoambulancë për trajtim të mëtejshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Nuk dihen ende detaje të tjera lidhur me mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×