
SPAK lëshoi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për skandalin e AKSHI-t. Lajmi u konfirmua ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala, e cila në një lidhje telefonike për News24 raportoi se kjo është një ngjarje e paprecedentë për historinë e Shqipërisë.
Në një kohë kur SPAK lëshoi këtë masë sigurie për numrin një të sigurisë së shtetit shqiptar, natyrshëm lind pyetja nëse është cënuar sigurua kombëtare?!
“Është rasti i parë që një zyrtare e lartë merr këtë masë sigurie. Teksa pretendohet se kreu i SHISH ka në dorë sekrete te shqiptarëve, ka përfunduar në një masë arresti. Nuk është e konfirmuar nëse i është komunikuar kjo masë sigurie apo jo. Është zyrtari i parë i lartë në këtë detyrë që përfundon në këtë akuzë nën dyshime nga SPAK.”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë se aksioni blic nisi në orën 7:30, ndërsa operacioni vijon ende, ku aktualisht po ushtrohen kontrolle. Kujtojmë se një tjetër precedent u krijua dhe me rastin e Bashkim Gazidedes, i cili u largua nga Shqipëria në vitin 97, por për çështje të tjera, siç ishin trazirat e vitit të mbrapshtë.
and then