Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Ilir Prodës iu sekuestrua…”, Klodiana Lala: Si e ndihmoi kreu i SHISH Agasin kur ishte në arrati. U fshinë kamerat ku biznesmeni takonte njerëz me rëndësi në agroturizmin në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur të tjera detaje nga aksioni që ndërmori sot SPAK ku u lëshuan masa ‘arrest shtëpie’ për kreun e SHISH dhe pezullim nga detyra për Vlora Hysenin, ‘arrest me burg’ për policin Fatjon Kalluçi dhe biznesmenin Embro Sulejmani. Në një lidhje live për emisionin ‘Minuta e parë’ në News24 me gazetaren Ola Bruko, Lala tha se sipas burimeve nga SPAK, ka dyshime se Vlora Hyseni ka ndihmur biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte prej 8 muajsh në arrati, për t’u arrestuar pak ditë më parë në zonën e Plepave në Durrës.

Mes të tjerash Lala tha se është ushtruar kontroll në disa vila në zonën e Shkozetit. “Aksioni ka mbaruar, por ngelet e paqartë nëse janë gjetur sende te banesa e Ilir Prodës, apo dhe në zonën e Durrësit, te agroturizmi “Kodra e kuajve” që administrohej nga biznesmenin Embro Sulejmani.”, tha Lala.

Gazetarja tha se Ilir Prodës i është sekuestruar celulari, ndërsa ende nuk dihet konkretisht se çfarë sendesh të tjera janë marrë si provë nga SPAK. Po ashtu sipas SPAK, ka dyshime se biznesmeni Sulejmani ka fshirë kamerat e sigurisë ku provohej se në agroturizmin “Kodra e Kuajve” Ergys Agasi takonte njerëz me rëndësi, edhe pse ishte në arrati.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×