Të gjithë kundër Infantino-s, edhe Konfederata Aziatike presion FIFA-s: Duam më shumë të ardhura

Presioni ndaj FIFA-s dhe presidentit Gianni Infantino sa vjen e rritet. Pas UEFA-s dhe CONCACAF-it, edhe Konfederata Aziatike e Futbollit i është bashkuar kërkesave për një shpërndarje më të madhe të të ardhurave të organizatës. Presidenti i AFC-së, Salman bin Ebrahim Al Khalifa, i ka dërguar një letër Infantinos, duke kërkuar rishikimin e rezervave financiare të FIFA-s dhe një mbështetje më të madhe për federatat anëtare.

Sipas “The Times”, kërkesa vjen përpara mbledhjes së Këshillit të FIFA-s, të planifikuar për 15 tetor. UEFA dhe CONCACAF kanë kërkuar që secila prej 211 federatave anëtare të përfitojë të paktën 10 milionë dollarë, duke marrë në konsideratë të ardhurat e krijuara gjatë ciklit të Botërorit 2026. Edhe drejtuesi i futbollit aziatik thekson se suksesi financiar i FIFA-s duhet të përkthehet në më shumë investime për zhvillimin e futbollit në mbarë botën.

Çështja vjen në një moment delikat për Infantinon, i cili është përballur së fundmi edhe me kritika dhe kërkesa për dorëheqje. Në krahun tjetër, presidenti i FIFA-s ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë reforma të mundshme në qeverisjen dhe funksionimin e organizatës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×