“Luftë” totale, Tebas i përgjigjet Realit: Jetojnë në një tjetër galaktikë

Në sfidën e parë të vërtetë, në derbin e Madridit, Reali pësoi një humbje të rëndë përballë Atletico-s, kaq mjaftoi që Jose Mourinho të dhuronte show e tij të parë, me teknikun portugez që u paraqit në konferencë për shtyp duke bërë moviolë live dhe duke akuzuar arbritrat. Deklaratat e portugezit, ku ankohej për arbritrat dhe kërkonte nga këto të fundit që ta lejonin të luftonte për titull, nuk janë pritur mirë nga presidenti i Ligës spanjolle, Javier Tebas: “Të pretendosh se arbritrat e kanë me Real Madrid është sikur të jetosh një galaktikë tjetër. Kjo narrativë shërben për të ndërtuar një alibi dhe për të fshehur gjërat e tjera, ato gjëra që janë të qarta dhe shihen me sy të lirë në këto ndeshje të para të La Liga-s”, u shpreh presidenti i Ligës spanjolle.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo deklaratë e Javier Tebas nuk kaloi në heshtje, me klubin e Real Madrid që reagoi menjëherë me anë të një deklarate publike: “E shohim të arsyeshme që kjo ligë ka nevojë për një lider të aftë për menaxhuar si duhet këtë kompeticion. Një lider neutral, pasi Tebas po dëmton rëndë imazhin e futbollit spanjoll”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Real Madrid.

Kjo nuk është hera e parë që mes Real Madrid dhe presidentin Tebas ka të tilla akuza të forta në distancë, madje presidenti Perez dhe stafi i tij prej kohësh akuzojnë për favorizim ndaj Barcelonës, ndërsa kanë shkuar deri aty se këto akuza i kanë paraqitur edhe në derën e UEFA-s.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×