
Ish-trajneri i kombëtares, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, në një intervistë dhënë për Flashscore.
“Kam punuar me Brazilin në Kupën e Botës, por isha ndihmës. Ishte një përvojë shumë e mirë, por sigurisht që nuk i kisha të gjitha në dorën time. Në Shqipëri, i gjithë projekti dhe e gjithë përgjegjësia ishin të miat. Dhe kualifikimi ishte i veçantë. Debutova me humbje përballë Polonisë, por më pas nuk humbëm më”, tha Sylvinho.
“Ishim shumë të fortë. Në fakt, skuadrave që duhej të luanin kundër nesh nuk u pëlqente aspak kjo gjë. Na shihnin si një ekip shumë të organizuar, shumë të mirë dhe shumë të vështirë për t’u përballuar. E dinim saktësisht se çfarë duhej të bënim në fushë. Dhe në Evropë, pas Kupës së Botës, mendoj se Kampionati Evropian është skena më e madhe. Aty është vendi ku dëshiron të jesh”, argumentoi Sylvinho.
I pyetur se përse kishte vendosur që të largohej nga Shqipëria, Sylvinho tha se gjithçka kishte ardhur në mënyrë natyrale. “Mendoj se ai bashkëpunim rriti si Federatën e Futbollit dhe ne si staf teknik. Mendoj se momenti kur u vendos që raporti të ndërpritej ishte vendimi më i miri për të gjitha palët pasi kishte ardhur fundi i një cikli”.
and then