
Shqipëria fillon aventurën në Nations League këtë të shtunë, në përballjen ndaj Bjellorusisë në shtëpi. Deri pak orë para ndeshjes, janë shitur rreth 14 mijë bileta, duke sinjalizuar një prani të konsiderueshme të tifozëve në “Air Albania”.
Shkallët e stadiumit pritet të mbushen edhe më shumë para nisjes së sfidës, ndërsa tifozët kuqezi do të kërkojnë të krijojnë atmosferën e zakonshme në mbështetje të Kombëtares. Në grup me Shqipërinë janë edhe Finlanda dhe San Marino. Synimi i ekipit të Maran është vendi i parë.
and then