Italia e “re”, histori e vjetër, Belgjika bën “djallin” në Romë, vërshëllehet Mancini: Humbje që peshon

Itali e re, histori e vjetër, probleme të vjetra, një ekip pa cilësi, shumë larg asaj që përfaqësojnë. Vërshëllima, kontestime, meme, dhe ironi pa fund. I tillë ishte ky rikthim i dytë i Roberto Mancini-t në krye të Italisë, me “azzurrët” që u dorëzuan pa kushte përballë Belgjikës, në një sfidë ku lojtari më i mirë i Italisë ishte Donnarumma, nëse nuk do të ishte për të rezultati do të ishte më i thellë se 2-0.

“Djajtë” e Van Bommel kishin kontrollin total të lojës, luajtën në gjysmëfushën e Italisë, me golin që ishte thjesht çështje kohe, erdhi në minutën e 20-të, ku Godts lëvizi bukur brenda në zonë duke mposhtur Donnarumma-n. Godts tentoi edhe 7 minuta më vonë, me një gjuajte me kokë, por këtë herë Donnarumma reagoi saktë. Italia reagoi me fillimin e pjesës së dytë, ku Kean tentoi me një goditje të fortë brenda në zonë, por Lammens me këmbë mbajti në lojë fitoren e Belgjikës. Për të mbyllur llogaritë me “azzurrët” mendoi Lukebakio, me sulmuesin e Benfikës që kaloi këdo që i doli përpara duke sigluar shifrat përfundimtare në 0-2 në minutën e 69-të. Italia ishte e pafuqishme për të reaguar, me “djajtë e kuq” që i bëjnë një nisje me 3 pikë këtij edicioni të Nations League.

I shqetësuar pas këtij takimi u shfaq Roberto Mancini, por tekniku “azzurr” sheh me optimizëm nga e ardhmja: “Kur humbet asnjëherë nuk mund të jesh i lumtur, për këtë arsye vërshëllimat e tifozëve qëndrojë, edhe pse Belgjika është një ekip shumë i mirë. Kjo humbje peshon, por nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shohim përpara me optimizëm”, u shpreh Mancini.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×