
Dy operacione të Policisë janë finalizuar në Fier, duke çuar në sekuestrimin e një arme zjarri automatike, municionit luftarak dhe një automjeti luksoz.
Në kuadër të operacionit “No Guns 5”, efektivët vunë në pranga një 66-vjeçar, i cili dyshohet se mbante armën e zjarrit në banesën e tij. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një automatik dhe një krehër me 29 fishekë.
U arrestua në kuadër të operacionit “No Guns 5”, shtetasi Rexhep Mehmeti.
Ndërkohë, në kuadër të verifikimeve për automjetet luksoze, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll një automjet tip “Benz”. Nga verifikimet rezultoi se automjeti, i prodhuar në vitet e fundit, dilte i trafikuar. Për këtë rast, 26-vjeçari që kishte në përdorim automjetin u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Njoftimi i policisë
DVP Fier/ Finalizohen 2 operacione në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në kuadër të verifikimit të automjeteve luksoze.
Sekuestrohen një armë zjarri automatike, municion luftarak dhe një automjet luksoz.
Vihet në pranga 66-vjeçari që posedonte armën e zjarrit në banesë.
Procedohet penalisht 26-vjeçari që kishte në përdorim automjetin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se posedonte armë zjarri në banesë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “No Guns 5”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 66 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe një krehër me 29 fishekë.
Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për verifikimin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze, ndaloi për verifikim një automjet tip “Benz”.
Gjatë verifikimeve, automjeti, prodhim i viteve të fundit, rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.
Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të mjeteve motorike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
and then