Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Lagjen 12 të Korçës, duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një bombol gazi. Ky është rasti i dytë i regjistruar në qarkun e Korçës, pas një tjetër zjarri të shkaktuar nga bombola e gazit në Maliq.

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur vënien e situatës nën kontroll.

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për përcaktimin e saktë të shkakut dhe rrethanave të zjarrit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×