Klopp përjeton makthe, Greqia i trondit në Gjermani, fiton Holanda e Xavi-t (VIDEO)

Emërimi i Jurgen Klopp në krye të ekipit përfaqësues, ndezi edhe një herë imagjinatën e tifozëve gjerman, por prej kohësh është e qartë se problemi i 4 herë kampionëve të botës nuk është trajner, por brezi i lojtarëve, një përfaqësuese me emra modest. Greqia vërtetoi se as Jurgen Klopp nuk ka në dorë një “shkop magjik”, për të ndryshuar rrënjësisht fatin e “pancerave”.

Nëse “X” ndaj Holandës qëndron, disfata ndaj Greqisë, për më tepër brenda në shtëpi, mban të ndezur alarmin. Sigurisht që ekipi i Klopp kishte kontrollin e lojës, 72% mbajta e topit, por prodhuan vetëm 2 raste të pastra për gol. Këto shifra në fushë nuk kishin asnjë efekt, pasi në fraksionin e dytë, Greqia flirtoi me golin në disa raste, ndërsa në minutën e 74-të ishte Kourbelis që ndëshkoi portierin Nubel, gol që në fund rezultoi një 3 pikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar. Me 6 pikë në 2 ndeshje, në mënyrë të papritur, Greqia kryeson Grupin 2 në Ligën A.

Ndryshe nga Gjermania dhe Klopp, Holanda e Xavi-t fiton dhe bind në këto dy ndeshje të para në Nations League. “Tulipanët” triumfuan 2-1 në transfertë përballë Serbisë, brenda në Beograd. Njeriu i ndeshjes ishte Mexx Meerdink, me sulmuesin e AZ Alkmaar që realizoi një “dopjetë” golash, golat e tij të parë më ekipin përfaqësues.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×