
Shqipëria tashmë e di se ku do të zhvillojë përballjen e fundit në grup ndaj Bjellorusisë. UEFA ka konfirmuar stadiumin që do të presë këtë takim.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 15 nëntor, ndërsa sfida nuk do të zhvillohet në Bjellorusi për shkak të masave të UEFA-s që nuk lejojnë organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare në territorin bjellorus.
Kështu, ekipet do të takohen në kryeqytetin hungarez. Illovszki Rudolf Stadion, në Budapest, është caktuar si impianti ku do të luhet përballja. Shqipëria synon vendin e parë në grup në Nations League.
and then