Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore

Pauza e kampionatit për shkak të angazhimeve të Kombëtares shqiptare i jep Vllaznisë mundësinë për të bërë një tjetër vlerësim të situatës në skuadër. Gjatë kësaj periudhe pushimi të Superiores, kuqeblutë pritet të zhvillojnë një ndeshje miqësore, e cila do të jetë një përballje brenda familjes ndaj Vllaznisë B. Kjo sfi dë do të shërbejë më shumë se një test i zakonshëm për skuadrën shkodrane.

Për stafin teknik, do të jetë një mundësi për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve dhe për të vlerësuar alternativat që mund të jenë të vlefshme në vazhdim të kampionatit, sidomos pas problematikave të shfaqura në pesë javët e para. Vëmendja do të jetë edhe te futbollistët e Vllaznisë B. Ekipi i drejtuar nga Brikeno Bizi ka dhënë sinjale pozitive në startin e sezonit dhe disa prej lojtarëve të tij mund të kenë mundësinë të tregojnë veten përballë ekipit të parë.

Një paraqitje e mirë mund të kthehet në një argument për të fi tuar më shumë hapësira në të ardhmen. Nga ana tjetër, kjo miqësore do të jetë një provë edhe për lojtarët e ekipit të parë, veçanërisht për ata që kanë pasur më pak minuta. Pauza mund t’u shërbejë për të rikuperuar fi zikisht, por edhe për të bindur stafi n teknik se mund të jenë alternativa të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme të Superiores.

Në një Vllazni që në pesë javët e para ka shfaqur disa defi cite në organikë dhe në performancën e përgjithshme, çdo mundësi për të zgjeruar alternativat merr rëndësi. Për këtë arsye, sfi da me ekipin B mund të jetë një moment i mirë për të evidentuar lojtarë që mund t’i japin më shumë konkurrencë grupit dhe të ndihmojnë skuadrën në vazhdim. Miqësorja brenda familjes kuqeblu pritet kështu të shërbejë si një test me disa objektiva. Përtej rezultatit, ajo do t’i japë stafi t teknik më shumë informacion për gjendjen e futbollistëve, ndërsa për lojtarët e rinj do të jetë një mundësi për të treguar se mund të jenë pjesë e zgjidhjeve të Vllaznisë edhe në ndeshjet zyrtare.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×