Zjarri përfshin sipërfaqen me bimësi në fshatin Lalm i Ri, flakët pranë disa banesave

Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Lalm i Ri.

Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe era, duke iu afruar edhe disa banesave në zonë.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre drejt banesave.

Aktualisht, po punohet për shuarjen e disa vatrave të mbetura aktive dhe për izolimin e plotë të zjarrit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×