I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet në Bolzano me qëllim ekstradimi 28-vjeçari (Emri)

28-vjeçari Vanxhel Balla, i dënuar me 12 vite burg për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, është arrestuar në Bolzano të Italisë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi në vitin 2020 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër e kishte dënuar për vrasjen e një personi gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas Policisë, ai dhe vëllai i tij dyshohet se kanë vrarë me thikë shtetasin A. Z., alias I. Z.

Aktualisht, Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë po vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit në Shqipëri.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Ëanted”.

Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.

Arrestohet me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.

Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×