
Edhe kur Kombëtarja luan larg shtëpisë, ngjyrat kuqezi udhëtojnë kudo me të. Gazetarja e News 24, Trevisa Tufa, ka qenë në Finlandë për të ndjekur nga afër sfidën e Kombëtares shqiptare në Helsinki, me përfaqësuesen tonë që pësoi disfatë 2-1. Për këtë përballje, ajo ka raportuar para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Tufa ka zgjedhur të veshë ngjyrat kuqezi, duke e kthyer edhe paraqitjen e saj në një tjetër formë mbështetjeje për skuadrën, ndërsa vlen të theksohet se ka marrë vëmendjen e të gjithëve në stadium.
Mes tifozëve shqiptarë në Finlandë, prania e gazetares është bërë pjesë e atmosferës së veçantë që shoqëron çdo ndeshje të Kombëtares. Me flamuj, fanella dhe ngjyrat kuqezi, shqiptarët në stadium kanë krijuar atmosferën e tyre edhe mijëra kilometra larg vendit.
and then