Nuk ka pushim për Shqipërinë pas humbjes, Maran i do menjëherë të gjithë në fushë bashkë me “ndihmën”

Kombëtarja shqiptare u mund sot nga Finlanda në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe tashmë duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e saj të fundit në këtë dritare, atë që do të luajë të martën përballë San Marinos.

Kuqezinjtë udhëtojnë që sot drejt Tiranës nga Helsinki, për të vazhduar përgatitjet menjëherë në vendin tonë në ditët e ardhshme me planin normal të stërvitje.

FSHF ka bërë të ditur se që nesër paradite në orën 11:30, në “Shtëpinë e Futbollit” do të zhvillohet një seancë stërvitore me kuqezinjtë. Si zakonisht aty pritet të marrin pjesë lojtarët që kanë qenë në stol apo kanë luajtur më pak në ndeshjen e sotme, me titullarët që do punojnë në palestër për rikuperim fizik.

Ndërkohë, pritet që në stërvitje skuadrës t’i bashkohet edhe Luis Hasa, i cili udhëtoi nga Italia në Shqipëri pasi kaloi një virozë me temperaturë të larta, gjë që detyroi Maran të mos e llogariste për duelin në Helsinki.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×