
E përditshmja britanike “The Guardian”, si çdo vit ka përpiluar një listë me emrat e rinj me premtues në futbollin botëror. Në këtë edicion, bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë lindur në vitin 2009 e prej të cilëve pritet shumë në të ardhmen.
Në listën “Top 60” që ka publikuar kjo gazetë, ka emra shumë të njohur që pritet të bëjnë karrierë në nivelet më të larta në vitet në vijim dhe mes tyre janë dy futbollistë shqiptarë. Për fat të keq, si Altin Azemi, ashtu edhe Adri Mehmeti që janë përfshirë aty, nuk janë alternativa për kombëtaren shqiptare të futbollit.
Azemi ka shkëlqyer me fanellën e Nojshatel Ksamaks dhe në vitin e kaluar u bë në moshën 15 vjeç e 11 muaj lojtari më i ri që shënonte në kategorinë e dytë zvicerane. AI ka luajtur me moshat e Zvicrës, ndërsa është një opsion që po shihet me vëmendje edhe nga Kosova.
Ndërkohë, Adri Mehmeti është një emër i njohur për Shqipërinë pasi ka qenë me U15 kuqezi para se të shkonte te SHBA. Progresi i tij me Nju Jork Red Bulls ka qenë aq mbresëlënës sa Mauricio Poçetino e ftoi dhe aktivizoi në këtë dritare të ndeshjeve ndërkombëtare me ekipin A të SHBA-së ku ai shihet si një nga emrat më premtues të së ardhmes.
and then