Zgjedhje të rrezikshme nga Maran për San Marinon, tre nga të paprekshmit janë të paralajmëruar

Trajneri Rolando Maran ka vendosur që të mos bëjë rotacion të gjerë në ndeshjen kundër San Marinos edhe pse përballë ka një kundërshtar modest.

Trajneri për më tepër, ka vendosur që të rrezikojë disa emra të rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët janë të ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjet e mëparshme dhe nëse marrin një tjetër, do të mungojnë në sfidën vendimtare ndaj Finlandës në nëntor.

Mes titullarëve janë Gjimshiti, Pilo dhe Asllani të cilët duhet të kenë kujdes në këtë sfidë për të mos humbur atë pasardhësen.

Ndërkaq, në stol janë edhe Ramadani, Mehmeti dhe Uzuni të cilët gjithashtu janë të ndëshkuar me një të verdhë dhe rrezikojnë pezullimin gjithashtu nëse hyjnë në fushë dhe marrin një tjetër gjatë kësaj ndeshje.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×