
Kontrata e re ishte vetëm dhurata e parë për Mikel Arteta-n, me drejtuesit e Arsenal që kanë bërë gati një dhuratë tjetër për teknikun spanjoll, Julian Alvarez, sulmuesin që aq shumë kërkon. “Topçinjtë” dështuan ta afronin gjatë verës, kjo pasi “bomberi” argjentinas priti deri në fund për t’u transferuar te Barcelona, por ekipi blaugrana ishte dhe pritet të mbetet një tabu.
Përballë një fakti të tillë edhe Alvarez duket i dorëzuar duke menduar tani për të tjerë opsione pasi Alvarez nuk dëshiron të qëndrojë më gjatë në Madrid edhe pse është rikthyer të jetë pjesë e planeve të Diego Simeones. I vetëdijshëm gjithashtu për interesimin e fortë të Arsenal dhe të trajnerit Arteta, Alvarez ka ndezur “dritën jeshile” për një transferim të mundshëm në Londër gjatë merkatos së janarit. Risi në këtë pikë është pikërisht qasja e re e Alvarez, pasi interesimi i Arsenal është prezent prej kohësh, që kur ishte pjesë e Man.City.
Pavarësisht se Arsenal i ka bërë një nisje perfekte këtij sezoni me 5 fitore në 5 ndeshje në Premier League, Arteta kërkon me insistim edhe Alvarez për të shtuar cilësinë në repartin ofensivë. Në një sezon të gjatë, ku luftojnë në çdo front, argjentinasi do të ishte përforcimi ideal, kjo duke iu referuar edhe formës jo të mirë të Viktor Gyokeres.
Sulmuesi suedez nuk është i paprekshëm në Londër, me Arsenal që është i hapur për të dëgjuar çdo ofertë, madje do të ishin të gatshëm të përfshinin kartonin e tij në negociata me Atletico Madrid.
and then