City rrezikon përjashtimin, Inteligjenca Artificiale parashikon eksod, largohen 23 futbollistë

Situata me Manchester City-n vijon të jetë tematika kryesore që ka shkaktuar një trazirë të madhe në futbollin anglez. Akuzat për shkeljet financiare dhe risku që pritet të kanoset klubi nga Manchesteri mund të shkaktojë një tërmet të vërtetë, jo vetëm për klubin e futbollin anglez, por mbi të gjitha për “yjet” e shumtë që “qytetarët” kanë aktualisht në gjirin e tyre, të cilët në rast penalizimi të klubit rrezikojnë të mbeten pa skuadër.

Një rënie e mundshme e Manchester Cityt nga Premier League mund të shkaktojë një eksod të jashtëzakonshëm të yjeve të skuadrës.  Nëse City përballet me një dënim të rëndë, deri te përjashtimi nga elita angleze, inteligjenca artificiale parashikon largimin e 23 futbollistëve, me Real Madridin si destinacionin kryesor.

Klubi madrilen mund të përfitojë plot tetë lojtarë, mes tyre Erling Haaland, Enzo Fernandez, Phil Foden, Josko Gvardiol, Abdukodir Khusanov, Vitor Reis dhe Mateo Kovacic.

Por edhe Manchester United mund të bëjë një merkato spektakolare, me pesë afrime të mundshme: Gianluigi Donnarumma, Elliot Anderson, Matheus Nunes, Nico O’Reilly dhe Rico Lewis.

Ndërkohë, Liverpooli mund të synojë Marc Guehi, Antoine Semenyo dhe Rayan Ait-Nouri. Në këtë skenar, kapiteni i Cityt, Ruben Dias, mund të përfundojë në krah të Virgil van Dijk, duke formuar një dyshe të fuqishme në qendër të mbrojtjes.

Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një skenar të parashikuar nga inteligjenca artificiale, ndërsa fati i Manchester Cityt do të përcaktohet nga zhvillimet e procesit ligjor.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×