Finlanda e San Marino zbuluan kaosin kuqezi, mungesa e një plani B dhe pikëpyetje mbi zgjedhjet e Maranit

Çfarë ndodhi me kombëtaren shqiptare? Dy ndeshje të tmerrshme. Njëra me Finlandën dhe rezultatin e saj dhe tjetra me San Marinon, ku u prek turpërimi. Një çorganizim i qartë dhe ku turpërimin e kishim shumë pranë. Po çfarë ndodhi në këto 180 minuta ku kombëtarja jonë nga favorite grupi desh u diskretitua…

QËNDRIMET- Të shumtë janë ata që pajtohen me Maranin, që Kombëtarja sot duhet të kishte 12 pikë. Deri këtu gjithçka në rregull. Problemi qëndron te ajo që Rolando Maran dhe djemtë e tij treguan në fushën e lojës. Duhet të pranojmë që përgjegjësinë më të madhe e ka trajneri. Paçka se është në krye të grupit, loja e skuadrës tonë është pa logjikë. Ndaj San Marinos nuk kishim një plan të qartë, ndërsa në pikëpyetje janë edhe zgjedhjet që ai ka bërë për këto katër sfi da në shtator-tetor.

FINLANDA- Gabimi më i madh ndaj sfi dës me Finlandën mbetet zgjedhja e portierit. Etrit Berisha ishte në rregull. Gabimi i tij është njerëzor dhe nuk ka gardian që të mos ketë bërë atë gafë. Problemi qëndron se cili ishte plani B. Maran grumbulloi Alen Sherrin që vjen nga një dëmtim i gjatë dhe e fut titullar. Mund të kishte marrë portierin e 21-vjeçarëve, Dajsinanin, Qirkon dhe emra të tjerë. Ky është gabim zgjedhjeje dhe vlerësimi, që ndikon drejtpërdrejt në performancën dhe rezultatin e skuadrës. Maran ka gabuar dhe duhet ta pranojë. Loja që bëri skuadra nuk e mbulon faktin ishim me 10 vetë. Ndaj Finlandës duhet të fi tonim.

SAN MARINO- Gabimi më i rëndë dhe përfundimtari ishte sfi da me San Marinon. Goleada pritej, por VAR-i së bashku me dhuratën absurde të sanmarinezëve na nderoi dhe na shpëtoi fytyrën. Sërish Maran gaboi në zgjedhjet e tij. Së pari, dora e tij nuk u ndie kur Rei Manaj tallej dhe kërkonte me ngulm të shënonte. Një trajner me “b…” do ta kishte ulur në stol që me topin e dytë të shpërdoruar. Po kështu, loja nuk kishte një logjikë të qartë dhe si do të shkohej te porta kundërshtare dhe fi torja. Plani mbrojtës, pa e zbërthyer ishte më katastrofi k dhe italiani nuk shpëton duke kritikuar lojtarët e tij. Zgjidhja individuale e Asllanit është veç. Edhe kur ishim 1-0 dhe 1-1, Kombëtarja humbte rrugën ose nuk dinte “rrugën” që duhet të ndërmerrte. Maran nuk kontrollonte lëvizjet e skuadrës. Ekipi luante jo sipas idesë së tij. Shkurt, italiani nuk kishte kontroll mbi lojën. Zëvendësimet nuk dhanë asnjë efekt. Plani B nuk ekziston dhe vuajmë në mbrojtje. Para ndeshjes tha që San Marino mbetet i vështirë dhe kështu rezultoi. Taktikisht i mundur. Paçka se fi tuam, rezultati i së martës është në kufi jtë e turpërimit. Ta harrojmë këtë ndeshje dhe atë me Finlandën do të jetë gabimi më i madh.

ASLLANI DHE PILO, ATA QË SHPËTOJNË- Në morinë e gabimeve dhe individualizmave, ata që shpëtojnë janë vetëm dy. Kristian Asllani dhe Stavros Pilo. I pari për golat e shënuar. I dyti për vendosmërinë. E ka lënë në hije Mitajn. Plus për veteranin Elseid Hysaj. I gjithë sulmi ka mbetur në klasë. Një egoizëm i tepërt, që duhet të ndëshkohet nga Maran. Dhe për t’ia dalë në ndeshjet e nëntorit, kjo skuadër duhet të ndryshojë. Dhe shumë. Në emra dhe fi lozofi loje. Maran duhet të kthehet në diktator… që të mos turpërohemi në 180 minutat e ardhshme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×