
Enea Bitri është një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen pas ndeshjeve të këtij raundi në Conference League. Paraqitja e mbrojtësit të Egnatias në përballjen ndaj Midtjylland është vlerësuar nga platforma statistikore Sofascore, e cila e ka përfshirë shqiptarin në formacionin më të mirë të raundit.
Futbollisti i rrogozhinasve regjistroi notën 8.6, duke u renditur si lojtari me vlerësimin më të lartë në skuadrën e tij. Një vlerësim që pasqyron paraqitjen e tij në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, ku Egnatia barazoi 1-1 ndaj ekipit danez. Për klubin shqiptar, ky rezultat shënoi një nisje pozitive në fazën e ligës së kompeticionit europian.
and then