
Juxhin Xhaja kthehet këtë javë të drejtojë në Europë, teksa është caktuar nga UEFA përsëri të jetë në një ndeshje të Ligës së Konferencës.
Gjyqtari i Superiores do të drejtojë në Danimarkë ndeshjen mes Midtjylland, skuadrës e cila pak ditë më parë barazoi me Egnatian, me St. Truidense të Belgjikës.
Asistentë të tij janë Arbër Zalla dhe Mario Shazivari, ndërsa Ena Jorgji është caktuar gjyqtar i katërt. Në VAR, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me gjyqtarë shqiptarë, është caktuar italiani Daniele Doveri, ndërsa Olsion Yzeiraj është caktuar në AVAR.
and then